Afganistan, 18 të vdekur nga përmbytjet

19:34 | 4 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Shirat e rrëmbyeshëm në dhjetë provinca afgane kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëke uji që kanë shkaktuar vdekjen e së paku 18 personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri i Burimeve Natyrore në Qeverinë e Përkohshme të talebanëve në Afganistan, Mevlevi Sherafeddin Muslim, tha se të paktën 30 persona të tjerë janë lënduar nga përmbytjet në rajonet e këtij vendi.

“Shërbimet kompetente të kërkim-shpëtimit janë në terren. Druajmë se bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm”, theksoi Muslim.

Ai gjithashtu tha se të paktën njëqind shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet dhe se një numër i madh i kafshëve kanë pësuar.

Ai bëri të ditur se organet kompetente do të ndihmojnë financiarisht familjet e prekura nga përmbytjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme