Afganistan, 11 policë të vdekur nga sulmi i talebanëve

09:56 | 1 Tetor 2019
Arbresh Info

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Belhit, Munir Ahmed Ferhad, deklaroi se qendrën militante të distriktit Shor Tape, e sulmuan nga katër anët

Gjatë sulmit të cilin e kryen talebanët në Belh, në veri të Afganistanit, janë vrarë 11 policë.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit të Belhit, Munir Ahmed Ferhad, deklaroi se qendrën militante të distriktit Shor Tape, e sulmuan nga katër anët.

Nga sulmi pësuan 11 policë, ndërsa në distrikt janë dërguar njësite shtesë.

Dëshmitarët theksojnë se militantët pas sulmit hynë në qendër të distriktit.

Talebanët, nga ana tjetër, pohojnë se në sulm janë vrarë 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme