Një gjykatë në Holandë e mbështeti apelin e disa aksionarëve që kërkojnë dëmshpërblim nga shteti rus për prishjen e kompanisë dikur të fuqishme të naftës, Yukos.
Gjykata e Apelit në Hagë tha se vendimi i mëparshëm i drejtësisë holandeze në favor të shtetit rus, ka qenë jokorrekt.
Vendimi i së martës e rikthen në fuqi vendimin e ndërmarrë nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit për 50 miliardë dollarë kompensim.
Beteja ligjore, megjithatë, pritet të vazhdojë, pasi Rusia tha se planifikon ta apelojë vendimin e ri, përcjell rel.
Afera Yukos është bërë simbol i vendosmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin, për të frenuar pushtetin e oligarkëve që janë pasuruar nga ankandet e privatizimit në vitet 1990.
Ish-shefi i Yukos, Mikhail Khodorkovsky, kritik i zëshëm i Putinit, është arrestuar në vitin 2003 dhe firma ka falimentuar më 2006.
Khodorkovsky ka kaluar 10 vjet në burg, përpara se të falej nga Putini, dhe tani jeton në Londër.
Pjesën më të madhe të biznesit të Yukos e ka marrë përsipër kompania shtetërore Rosneft, e cila tani është një nga firmat më të fuqishme të energjisë në Rusi.
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...