Afër dy milionë të infektuar me koronavirus në SHBA

21:23 | 10 Qershor 2020
A. B.

Sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-të qysh në paraqitjet e para të rasteve me Covid-19  deri më tani, ka raportuar 1,988,491 raste me persona të infektuar.

Sipas të njëjtit burim, sëmundja Covid-19 ka lënë të vdekur gjithsej 112,311 njerëz në vend, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info

Rastet me këtë virus përfshijnë 50 shtetete nga Distrikti i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, bashkë me rastet e riatdhesuara.


Vetëm prej ditës së mërkurë, në Shtetet e Bashkuara janë paraqitur 2,811 të infektuar me virusin vdjekjeprurës dhe 22 vdekje./
arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme