Gjithsej 104.645 familje, ose 396.731 persona, në mbarë katër provincat janë prekur deri më tani nga shpërthimi i vullkanit Taal, një nga më aktivët
Që nga shpërthimi i tij i fundit më i madh në fillim të këtij muaji, vullkani Taal ka prekur afër 400.000 persona në Filipine.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Filipine (PNA), gjithsej 104.645 familje, ose 396.731 persona, në mbarë katër provincat janë prekur deri më tani nga shpërthimi i vullkanit Taal, një nga më aktivët.
Banorët e provincave Batangas, Cavite, Laguna dhe Quezon u prekën nga shpërthimi më 12 janar, bëri të ditur agjencia e lajmeve.
Duke cituar Këshillin Kombëtar të Reduktimit të Rrezikut të Fatkeqësive dhe Këshillin Drejtues në Filipine, thuhet se 39.076 familje ende janë strehuar në 535 qendra evakuimi.
Ka rreth 150 vullkane në Azinë Juglindore, 23 të vendosura në Filipine./AA
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...