AfD-hebrenjëve: S’ka asgjë për t’u frikësuar

23:02 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Pasi grupet hebraike shprehën shqetësimet rreth fitores së partisë së ekremit të djathtë AfD, Alexander Gauland tha se ‘hebrenjtë nuk kanë pse frikësohen nga politikat e partisë së tij’.

AfD fitoi 12.6% të votave në zgjedhjet e të dieles, duke u bërë kështu partia e tretë më e votuar në Gjermani, transmeton portali arbresh.info

Në një konferencë për shtyp, Gauland u zotua se do të mbrojë Gjermaninë nga ‘pushtimi i të huajve’, por theksoi se popullsia hebraike në vend është e sigurtë.

“Nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga partia jonë, programi jonë. Hebrënjtë që jetojnë në Gjermani nuk kanë pse të frikësohen”, tha ai, duke shtuar se është i gatshëm të takojë udhëheqësit e komunitetit hebre në Gjermani.

Pas shpalljes së rezultateve të djeshme në Gjermani, Këshilli Qendror i Çifutëve (Zentralrat der Juden) shprehu shqetësimet e tij mbi rezultatin. Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Ronald S. Lauder, e quajti hyrjen e AfD në Bundestagun gjerman “të turpshëm”.

LEXO EDHE: Rrëmujë në AfD pas fitores historike, largohet nga partia Frauke Petry

Gjatë fushatës zgjedhore, AfD është akuzuar për racizën dhe antisemitizëm, akuza të cilat krerët e partisë i  kanë mohuar.

AfD u kapitalizua nga humbjet e Merkel, duke fituar rreth 94 vende në parlamentin me 709 vende dhe duke u bërë partia e tretë më e madhe pas CDU / CSU dhe SPD./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme