Një aeroplan udhëtarësh i “Iran Air” është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Teheranit pak pasi ishte ngritur, pasi pilotët e saj e kishin vërejtur alarmin se motori kishte marrë flakë, raporton agjencia e lajmeve FARS.
Aeroplani, i cili ishte nisur për Amsterdam, ishte detyruar të ulej nën kushte speciale për shkak të peshës së tepërt, ka thënë një zëdhënës i “Iran Air”, transmeton Express.
Gjatë aterimit, një pjesë e rrotave të aeroplanit morën flakë shfryen, por ekipet emergjente e shuan zjarrin.
Të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi janë evakuuar në mënyrë të sigurt, ka thënë zëdhënësi, duke shtuar se agjencia ajrore do ta hetojë incidentin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...