Një aeroplan pasagjerësh dhe një dron gati u përplasën këtë muaj mbi qytetin e Cyrihut në Zvicër.
Mbikëqyrësi zviceran i sigurisë ka thënë që është vërejtur rritja e incidenteve të këtij lloji janë duke u kërkuar masa të reja për t’u parandaluar përplasjet potenciale, transmeton portali arbresh.info.
Ky incident ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të 6 majit, sipas raportit të STIB.
Aeroplani zviceran A330-300, i cili ishte në një fluturim nga Dar es Salaam në Cyrih, pothuajse u përplas me një avion pa pilot gjatë afrimit të tij përfundimtar në aeroportin e Cyrihut.
Fatmirësisht, aeroplani me 12 anëtarë të ekuipazhit dhe 185 pasagjerë në bord, shmangi përplasjen dhe u ul në mënyrë të sigurtë në pistë./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë