Google ADS

Aeroplani supersonik që lëvizë me 2.700 kilometra në orë pritet të futet në përdorim më 2023

09:14 | 15 Maj 2021
L G

Manjati i famshëm i biznesit në Mbretërinë e Bashkuar Richard Branson, i cili është themeluesi i grupit Virgin, është një nga ata njerëz që shpresojnë të përfshijnë teknologjinë më të fundit në aviacion.

Virgin Galactic tani ka bashkëpunuar me një startup Boom Technology për të ndërtuar një aeroplan supersonik.

Aeroplani do të lëvizë nëpër qiell me një shpejtësi shumë më të shpejtë se ajo e avionit Concorde.

Aeroplanët që lëvizin më shpejt se shpejtësia e zërit nuk janë një ide e re. Avionë të tillë u zhvilluan në shekullin e 20-të.

Deri tani janë mbledhur 33 milionë dollarë fonde për zhvillimin e aeroplanit të parë Supersonik të quajtur se “Baby Boom”.

Ky aeroplan me 21 metra është një avion i vogël, por një hap i madh në historinë e fluturimeve.

Brenda këtij viti ky model unikal Supersonik synohet të bëjë testime përmbi zonën Mojave në Kaliforni, fillimisht me një shpejtësi 1600 km në orë.

Qëllimi është që të përmirësohet koncepti aerodinamik dhe modeli të ndërtohet për avionë më të mëdhenj deri në 75 pasagjerë.

Projekti është për një aeroplan pak më të vogël se Concorde që kishte 100 pasagjerë.

Ai do të fluturojë më shpejtësi deri në 2700 km në orë, duke përshkuar distancën Londër Nju Jork në rreth 3 orë e gjysmë.

Prodhuesit synojnë të marrin certifikimin e Administratës Federale të Aviacionit deri në vitin 2023. /tvklan/

Të ngjashme