Policia amerikane ka njoftuar se piloti ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, kur aeroplani i tij me një motor i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua dhe u përfshi nga zjarri në një autostradë në jug të Kalifornisë.
Aeroplani që ishte lyer me ngjyra të ushtrisë gjermane por që në fakt ishte amerikan i tipit AT-6, ishte rrëzuar në mes të autostradës dhe ekipet emergjente kanë arritur ta nxjerrin pilotin para se fluturakja të përfshihej nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë asnjë veturë nuk është përfshirë në përplasje, ndërsa si pasojë e këtij incidenti janë krijuar kolona të gjatë të veturave në këtë autostradë të Los Angeles.
Aeroplani AT-6 i përkiste skuadriljes amerikane Condor që performojnë në grup gjatë paradave. Ndërkaq njohësit e kësaj fushe e kanë lavdëruar shoferin i cili ka arritur të bie në tokë pa e goditur asnjë veturë në autostradë. /Telegrafi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...