Një mjet ajror i përmasave të vogla ka rënë mbi një zonë të banuar në rajonin e Metro Manilas në Filipine, duke vrarë pesë pasagjerët që ishin në bord si dhe pesë persona që ishin në shtëpi.
Viktimat ishin mbledhur për të ngrënë drekë familjare, transmeton portali arbresh.info.
Aeroplani me gjashtë ulëse Piper PA-23 Apache u rrëzua në Plaridel, krahina Bulacan, pak pas ngritjes rreth orës 11:20 të kohës lokale, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Filipineve (CAAP). Aeroplani po fluturonte nga Aeroporti Plaridel në qytetin Laoag.
Tre fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja u vranë sipas mbikëqyrësit të policisë Julio Lizardo. Babai nuk ishte në shtëpi në kohën e aksidentit tragjik./Arbresh.info/
https://twitter.com/mickeynayo11/status/974904516414967808?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F421578-plane-crash-philippines-family%2F
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation