Google ADS

Aeroplani përplaset në ndërtesën dykatëshe në Itali – humbin jetën tetë persona

19:59 | 3 Tetor 2021
KRG

Një Aeroplan i vogël privat që bartte gjashtë pasagjerë dhe një ekuipazh prej dy personash u rrëzua të dielën në një ndërtesë dykatëshe në periferi të Milanos, Itali, derisa thuhet se të gjithë personat në bord humbën jetën.

Fillimisht raportimet e para nga LaPresse duke cituar zjarrfikësit në vendngjarje thanë se piloti dhe pesë pasagjerët në bord vdiqën. Por, më vonë, agjencia e lajmeve dhe medie të tjera raportuan se në fakt ishin tetë persona në bordin e aeroplanit.

Televizioni shtetëror Rai tha se pasagjerët besohej se ishin francezë, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e zjarrfikësve nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për të konfirmuar kombësitë ose numrin e njerëzve në aeroplan.

Zjarrfikësit shkruan në Twitter se askush tjetër përveç atyre në bord nuk ishte përfshirë në përplasjen pranë një stacioni të metrosë në San Donato Milanese, një qytet i vogël pranë Milanos. Ata thanë se disa makina në parkingun afër u dogjën, por nuk kishte njerëz brenda.

Ndërtesa dykatëshe ku u rrëzua aeroplani ishte objekt zyre dhe ishte i zbrazët.

 

Lexo edhe:

Në mesin e viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Itali edhe një fëmijë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme