Fluturimi JT 610 kishte destinacion qytetin, Pangkal Pinang në ishujt Bangka Belitung.
Aeroplani është raportuar të ketë humbur kontrollin vetëm disa minuta pasi është nisur dhe besohet se ka përfunduar nën ujë.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe nuk ka pasur asnjë të dhënë për të mbijetuar.
Aeroplani ka qenë i tipit, Boeing 737 MAX 8, dhe është përshkruar si lloj i ri i këtij mjeti transportues.
“Aeroplani është përmbytur në thellësi prej 30-40 metra në ujë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Kërkime dhe Shpëtim, Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP.
“Ende jemi duke kërkuar për mbetjet e aeroplanit”, është shprehur ai.
Ndërkohë në ujë janë gjetur gjëra që besohet të kenë qenë pronë e pasagjerëve duke përfshirë dokumente identifikuese dhe lejet për drejtim të makinës.
Në një konferencë të mbajtur pas këtij incidenti, zyrtarët kanë thënë se aeroplani ka qenë duke bartur 178 të rritur, një fëmijë, dy foshnje, dy pilotë dhe pesë pjesëtarë tjerë të ekipit.
Megjithatë ka raportime të ndryshme lidhur me numrin e personave që kanë qenë në bord. /rel
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?