Pilotët e një aeroplani në Indi kishin karburant rezervë vetëm edhe për gjashtë minuta fluturim, duke i shtyrë ata që të kërkojnë ndihmë nga qendrat për menaxhimin e fluturimeve.
Aeroplani i kompanisë ajrore “Vistara”, me numër fluturimi “UK 944”, ishte duke fluturuar nga Mumbai drejt New Delhi-t në Indi dhe në të ndodheshin 153 pasagjerë në momentin kur u përball me kushte të liga të motit të hënën.
Aeroplani i tipit “Airbus A320neo” e kishte të pamundur të lëshohej në New Delhi dhe u detyrua ta devijonte fluturimin në Lucknow rreth 420 kilometra larg.
Megjithatë, për shkak të zvogëlimit të papritur të dukshmërisë pranë këtij aeroporti, pilotët vendosën ta drejtojnë aeroplanin drejt qytetit Praygraj 30 minuta larg, ndërsa pas shtatë minutash u kthyen në të njëjtën hapësirë.
Në këtë periudhë, aeroplanit po i harxhohej karburanti me shpejtësi të madhe dhe filloi t’i shfrytëzonte rezervat emergjente, me ç’rast u aktivizua thirrja për ndihmë.
Për fat të mirë, kushtet e motit u përmirësuan dhe aeroplani aterroi në Lucknow, me vetëm 200 litra karburant të mbetura në rezervuar, të cilat do të mjaftonin për vetëm pesë ose gjashtë minuta fluturim, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut