Aeroplani godet kullën në Aeroportin Perth në Australi

11:48 | 30 Korrik 2019
A. B.

Një aeroplan është përplasur në një kullë në Aeroportin e Perth, me shërbimin e urgjencës që kanë nxituar për në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për aeroplanin që kishte 62 pasagjerë dhe katër persona të ekuipazhit.

Për fat të mirë, nuk ka ndonjë të lënduar ndërsa është bërë e ditur se tanimë ka filluar një hetim.

“Ky incident nuk ka ndikuar në asnjë operacion ose shërbim tjetër në Aeroportin e Perth”, kanë thënë autoritetet duke bërë të ditur se vetëm “hunda e aeroplanit” ka pësuar një dëmtim.

Bëhet e ditur se aeroplani po operonte në një shërbim në Western Australia dhe se për incidentin është njoftuar Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit.

https://twitter.com/PerthAirport/status/1156107663979233281?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1156107663979233281&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpo-tentonte-aterrimin-aeroplani-godet-kullen-ne-aeroportin-perth-ne-australi%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme