Një Airbus A380, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua të bënte një “lëkundje” spektakolare duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, duke u munduar të krijonte kontakte me tokën, aeroplani u largua ngadalë nga pista, para se të aterronte.
Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të shtunën kur dhjetëra fluturime u anuluan, për shkak të erërave deri në 68 km/orë.
Pamjet tregojnë aeroplanin që duket se “varet në ajër” ndërsa vjen në drejtim të pistës. Por edhe kur zbret në pistë, ai shihet duke u “lëkundur”.
Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar në mediat sociale për trajtimin e tyre të aeroplanit, i cili ka një peshë maksimale uljeje prej gati 400 tonësh.
https://youtu.be/H2bVUT68188
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media