Aeroplanet F-15 arrijnë në Poloni, ShBA forcon vijat kufitare mes Evropës dhe Rusisë

19:42 | 10 Shkurt 2022
KRG

Aeropanet e famshëm amerikan, F-15 kanë mbërritjru në bazën ajrore polake në kohën kur NATO po forocon praninë ustarake në pjesën lindore në kontekstin e tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Luftëtarët amerikanë F-15 kanë mbërritur sot në bazën ajrore Lasko, ata do të ofrojnë mbështetje për krahun lindor si pjesë e misionit të mbrojtjes së hapësirës ajrore të NATO-s”, njoftoi ministri Mariusz Blaszczak në Twitter.

Ministri i Mbrojtjes nuk tha sesa aeroplanë u ulën në bazën ajrore. Në Balltik u dërguan edhe aeroplanë amerikanë F-15.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace tha të enjten se Londra mund të dërgojë trupa shtesë në Evropën Lindore nëse është e nevojshme, pasi njoftoi të hënën se do të dërgonte 350 trupa në Poloni.

Rusia ka vendosur qindra mijëra trupa në kufirin e Ukrainës, por mohon planifikimin e një pushtimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme