Adoleshentja martohet në shtratin e spitalit 3 ditë para se të vdiste

21:28 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Një adoleshent e sëmurë rëndë realizoi ëndrrën e saj për t’u martuar me të dashurën e fëmijërisë në një ceremoni me emocione të thella. Ceremonia u zhvillua në shtratin e spitalit, vetëm tre ditë para se të vdiste.

Nina Marino, e prekur nga kanceri, lidhi dashurinë me Joey Williams, 21vjeç, më 3 shtator në Spitalin e Fëmijëve të “Shën Jozefit”, në Florida.

Adoleshentja u diagnostikua në maj të vitit 2017, dhe mjekët nuk i dhanë shanse për të mbijetuar, pasi kanceri i kishte prekur mushkërinë e vetme.

Nina i propozoi të riut për martesë më 2 gusht, pasi ishte miku i saj më i mirë për 13 vite dhe së fundmi edhe i dashuri.

Çifti kishte planifikuar një martesë në natyrë, por mëngjesin e 3 shtatorit mjekët thanë se gjendja e Ninas ishte shumë e rëndë.

”Ajo më kishte thënë se një nga gjërat që ajo donte të bënte para se të vdiste ishte të martohej”, tha Joey.

“U martuam për dy ditë, 15 orë e 27 minuta”.

Nina kishte lindur me një mushkëri të vetme dhe kanceri e shkatërroi shpejt atë. Joey ka vuajtur nga tre defekte të lindura të zemrës dhe një gjendje kronike dhimbjeje që nga lindja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme