Finlanda shpesh është në krye të listave për barazi gjinore.
Por kryeministrja Sanna Marin ka çuar një hap tutje luftën kundër dallimit gjinor dhe e la 16-vjeçaren të punojë një ditë në vend të saj, transmeton portali arbresh.info.
Aava Murto mund të mos bëjë ndonjë ligj të ri të mërkurën, por ajo po takon politikanë gjatë gjithë ditës për të nxjerrë në pah të drejtat e grave në teknologji.
Shkëmbimi vjen përpara Ditës së Vajzave të KB dhe është pjesë e një fushate globale nga një organizatë bamirësie për fëmijë.
Është viti i katërt që Finlanda ka marrë pjesë në “Takeover Girls” të Planit Ndërkombëtar, i cili lejon adoleshentë nga vende nga i gjithë globi të shkelin në këpucët e liderëve në politikë dhe sektorë të tjerë për një ditë.
Fokusi i këtij viti është në promovimin e aftësive dixhitale dhe mundësive teknologjike për vajzat, me Kenia, Perunë, Sudanin dhe Vietnamin midis vendeve që mbajnë shkëmbimet e tyre./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...