Google ADS

Adoleshentit i refuzohet azili, nuk ngjante shumë gay

23:19 | 15 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Autoritetet në Austri kanë refuzuar kërkesën për azil të një adoleshenti, pasi ata thane ishte shumë agresiv dhe nuk ngjante gay, sikurse edhe kishte deklaruar.

Agjencia Federale e Shteteve të Bashkuara për të Huajt dhe Azil gjithashtu vendosi që ecja, sjellja dhe veshja e 18-vjeçarit nuk “dëshmonin se ai ishte homoseksual”, transmeton portali arbresh.info

Si rezultat adoleshteni pritet të kthehet në Afganistan, pasi autoritetet kanë ardhë në përfundim se jeta e tij nuk është e kërcënuar.

Që nga viti 2014, refugjatët homoseksualë nuk janë të detyruar të largohen nga Austria.

Revista austriake Falter citoi raportin të thoshte: “As ecja e tij, as sjellja dhe as veshja nuk tregonin se ai në të vërtetë ishte homoseksual”.

Afganistani nuk e pranon komunitetin LGBT, prandaj edhe shumë e azilkërkuesve nga vendi paraqiten në vendet e BE-së si homoseksual, vetëm për të përfituar statusin e azilit.

Ata që janë akuzuar për homoseksualë në Afganistan janë dërguar në burg dhe janë dënuar sipas ligjit të Sheriatit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme