Një adoleshent ka arritur të dalë nga rrënojat e aeroplanit që u rrëzua dhe në të cilin humbën jetën prindërit e tij në afërsi të Detroit.
Policia tha se aeroplani me një motor ishte rrugës tek një fushë e vogël ajrore jashtë qytetit kur goditi pemët dhe u përplas, transmeton portali arbresh.info.
Një zëdhënës i Administratës së Aviacionit Federal i tha WXYZ Detroit se piloti i Cessna 210 kishte raportuar probleme me pajisjen e uljes dhe furnizimin me karburant para përplasjes.
https://www.youtube.com/watch?v=e-jp8MbMtKc
Video tregoi se avioni shpërtheu në flakë dhe disa kohë më vonë 17-vjeçari është parë duke dalë nga rrënojat.
Ai është identifikuar si Peyton Boaz.
Prindërit e tij Greg, 54 vjeç dhe Julie Boaz, 48 vjeç, nga një periferi pranë Houston, Texas, u vranë në aksident, njoftoi Houston Chronicle./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë