Në SHBA administrata e Donald Trumpit ka nënshkruar një vendim i cili parashikon heqjen e mbrojtjeve të siguruara “për mosdiskriminim” në fushën e shëndetësisë për “personat LGBT” dhe i cili parashikon që gjinitë që konsiderohen vetëm “femër” ose “mashkull”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore dhe Humanitare të SHBA-së thuhet se “Kuptimi kryesor i fjalës gjini janë “gjinitë e përcaktuara biologjikisht femër dhe mashkull”. Edhe ndarja gjinore nga qeveria do të jetë lidhur me këtë”.
Administrata e Trumpit pritej ta merrte këtë vendim në kuadër të kërkesës ndaj qeverisë që punonjësit “fetarë” të shëndetësisë në kuadër të të drejtës të refuzojnë trajtimin e personave që janë në kundërshtim me besimet e tyre.
Në anën tjetër një grup “për mbrojtjen e të drejtave” dhe një grup shëndetësor kanë thënë se janë të “shqetësuar” nga ky vendim i cili u hap rrugën mjekëve, spitaleve dhe kompanive të sigurimeve që të mos u japin personave të LGBT-së të drejtën e trajtimit ose sigurimit.
Me një ligj të publikuar në periudhën e ish-presidentit Barack Obama, në SHBA mjekëve u ndalohej të refuzonin trajtimin e personave për shkak të “identitetit gjinor”. Me këtë hap të administratës së Trumpit, ky ligj do të jetë i pavlefshëm.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...