“Krahasimi me Gjermaninë naziste është një vijë që nuk duhet shkelur”, paralajmëroi ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu gjatë një takimi që synonte uljen e toneve të përshkallëzuara ndjeshëm ditët e fundit.
Rexhep Tajip Erdoan ishte i pari që e akuzoi Berlinin për praktika naziste pas anulimit të mitingjeve të disa ministrave të tij. Cavusoglu ndoqi shembullin e kryetarit të shtetit turk duke e përsëritur këtë krahasim gjatë ndalesës në Hamburg. Por qetësia gjermane deri këtu shkoi. Angela Merkel i dënoi komentet si të papranueshme dhe Gabriel u bëri jehonë fjalëve të saj.
“Turqit kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë sa i takon respektit, por unë besoj se të dyja palët kanë mbi vete disa përgjegjësi dhe disa vija që nuk duhen shkelur. Krahasimi me nazistët është një prej tyre”, deklaroi krye diplomati gjerman.
Gjatë takimit në Hamburg, Cavusoglu e akuzoi Gjermaninë për veprime “sistematike kundërshtare ndaj Turqisë”.
Në një betejë të hapur mes dy vendeve, ajo që do te humbiste më shumë do të ishte Ankaraja. Turqia është shumë më e varur ekonomikisht nga Gjermania sesa anasjelltas, e në këtë aspekt, Erdoan duket se luan me zjarrin.
Që prej mbylljes së rrugës ballkanike, ka ndryshuar mjaft si situata e emigrantëve, ashtu edhe sfondi i kërcënimeve turke për t’ju hapur sërish refugjatëve kufijtë. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Aty shiten rreth 10 përqind e të gjitha eksporteve turke në vlerë prej rreth 14 miliardë eurosh, ndërsa gjermanët importojnë më së shumti nga turqit tekstile dhe mallra ushqimore për të cilat mund të gjejnë lehtësisht furnizues të tjerë të mëdhenj si Kina apo Bangladeshi.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...