Një e treta e raporteve të abuzimit seksual në vitin 2017 përfshinë abuzim me fëmijët, sipas shefit të policisë norvegjeze Odd Reidar Humlegard.
Megjithë rënien e përgjithshme të krimit, abuzimi seksual me fëmijë ka shënuar rritje, transmeton portali arbresh.info
Shifrat e shpallura nga policia norvegjeze janë marrëmendëse.
Në nivel kombëtar, numri i rasteve të raportuara të abuzimit të fëmijëve të moshës 14-16 vjeç është rritur me 182.3 për qind që nga viti 2013.
Gjatë të njëjtës periudhë, raportimi i abuzimit të fëmijëve nën 14 vjeç është rritur me 73.1 për qind.
Vetëm në rrethin e policisë perëndimore, raportet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve nën 14 vjeç janë rritur me 132 për qind në vitin 2017.
Në vitin 2017, 52.6 përqind e të gjitha raportimeve të akuzuara janë zgjidhur. Megjithëse një rënie prej 0.8 përqind krahasuar me vitin 2016, megjithatë është një rritje prej 2.2 përqind krahasuar me vitin 2013.
Megjithatë, Norvegjia ka raportuar për shkallën më të ulët të krimit në 24 vjet me rreth 336,500 vepra të raportuara, duke nxitur një rritje të besimit në punën e policisë për të tretin vit rradhazi.
Norvegjia është një vend me zhvillim të lartë ekonomik dhe me një status të qetë politik./arbresh.info/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...