Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida bëri thirrje për unitet partiak, për stabilitet politik dhe për të arritur qëllimet e papërfunduara të ish-udhëheqësit të vrarë Shinzo Abe për forcimin e ushtrisë dhe rishikimin e kushtetutës, shkruan AP.
Partia Liberale Demokratike qeverisëse e Kishidës dhe partneri i saj i vogël i koalicionit Komeito siguruan një shumicë solide vendesh në dhomën e lartë të parlamentit në zgjedhjet e së dielës, të cilat morën më shumë kuptim pas atentatit që iu bë Abe.
Kishida përshëndeti fitoren, por gjithashtu pranoi se bashkimi i partisë do të jetë një detyrë e vështirë pa Abe, i cili edhe pas dorëheqjes si kryeministër në 2020 kishte udhëhequr një fraksion të fuqishëm partiak.
“Për shkak se kemi humbur një lider të madh, padyshim që mund të prekemi në shumë mënyra,” tha Kishida. “Partia jonë duhet të bashkohet pasi përballemi me çështje të vështira.”
Në një kohë sfidash të sigurisë dhe ekonomike brenda dhe jashtë Japonisë, vdekja e Abe është shumë për të ardhur keq, tha Kishida. “Ne do të trashëgojmë vullnetin e tij dhe do të trajtojmë çështjet që ai duhej të linte të pa arritura”, duke përfshirë një amendament për kushtetutën pacifiste të pasluftës të hartuar nga SHBA.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...