Kryeministri japonez kërkoi sot një zgjidhje paqësore të krizës koreanoveriore, gjatë një takimi me zëvendspresidentin amerikan Mike Pence, që është në vizitë në Tokio.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhvillohen përpjekje diplomatike dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore”, deklaroi Shinzo Abe.
“Njëkohësisht dialogu për dialog nuk ka asnjë vlerë dhe është e rëndësishme të bëhet presion”, shtoi ai.
Nga ana tjetër Pence theksoi se, “aleanca mes SHBA-së dhe Japonisë është guri themeltar i paqes dhe sigurisë në Azinë verilindore./Arbresh.info/
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...