Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, sot tha se është i gatshëm të angazhohet në bisedime me çdo qeveri izraelite që “beson në paqe”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e negociatave dhe dora jonë është gjithnjë e zgjatur për të negociuar”, tha Abbas në një deklaratë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.
“Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona dhe nuk do të pranojmë marrëveshjen e shekullit (të promovuar nga SHBA-të)“, tha ai, duke iu referuar kanaleve jozyrtare për marrëveshje paqësore mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Kushtet e planit për paqe të SHBA-ve mbesin të paqarta. Megjithatë, sipas spekulimeve të fundit, refugjatëve palestinezë do t’u kërkohet që të realizojnë të drejtën e tyre për t’u kthyer në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për të krijuar shtetin e ri të Izraelit.
Abbas fuqishëm ka refuzuar planin amerikan, duke e përshkruar si “shuplaka e shekullit”.
Që kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit në fund të vitit 2017, Abbas ka përjashtuar çdo rol të SHBA-ve në procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit.
“Ne jemi të hapur (për bisedime) nëse (Izraeli) pranon rezolutën e Kombeve të Bashkuara për paqe. Nëse jo, ne jemi këmbëngulës derisa të fitojmë të drejtat tona”, theksoi Abbas.
Deklarata e presidentit Abbas vjen përderisa votuesit izraelitë u drejtohen kutive të votimit sot për të zgjedhur anëtarët e parlamentit izraelit Knesset.
Partia djathtiste e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe aleanca politike “Kaltër dhe Bardhë”, e udhëhequr nga gjenerali i pensionuar Benny Gantz, janë rivalët kryesorë në zgjedhje.
Gjatë fushatës, Netanyahu u zotua se asnjë kolon i vetëm nuk do të dëbohet nga Bregu Perëndimor i cili do të mbetet nën kontrollin e Izraelit, ndërkohë që për Kudsin, tha se nuk do të ndahet.
Negociatat për paqe të mbështetura nga SHBA-të dështuan në vitin 2014 pas refuzimit të Izraelit për të ndërprerë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...