Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda pak vitesh.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian, pas një numri të madh të takimeve.
“Rajoni ka nevojë për viza pozitive dhe për të parë që dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e Unionit. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Evropë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Evropës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh. Nuk vesoj se dikush e dëshiron këtë në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Abazoviq theksoi se Evropa është në një fazë të re për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe se është e nevojshme të merren vendime të shpejta dhe të zgjuara.
Ndërkohë, ai tha se qeveria e re është formuar me një mesazh të qartë dhe synim për të ecur më shpejt në integrimet evropiane.
“Unë mendoj se këto janë momente historike jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Evropën. Pas 24 shkurtit (fillimi i pushtimit rus të Ukrainës) bota është ndryshe dhe më shumë se kurrë njerëzit në Mal të Zi, rajon dhe Evropë e kuptojnë se ne duhet të jemi bashkë”, pohoi 36-vjeçari.
I pari i qeverisë malazeze tha se vendi i tij do të monitorojë pronat e manjatëve rusë, si dhe të njerëzve që vijnë në Mal të Zi nga Rusia.
Abazoviq tha gjithashtu se qëllimi i Qeverisë është që fokusi nga temat negative, si nacionalizmi dhe përçarjet, të zhvendoset në ato që realisht shqetësojnë qytetarët. /Telegrafi/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...