Duket se Gjermania do të ketë një ndryshim politik.
Martin Schulz, kandidati për kancelar të Gjermanisë, ka marrë mbështetje të madhe, duke i dhënë kështu partisë së tij një paraqitje më të mirë në një dekadë, transmeton portali arbresh.info.
I admiruar për betejën e tij kundër alkoholizmit, ai është relativisht i ri në politikat e brendshme dhe ende pritet të zbulojë manifestin e tij.
Disa analistë e kanë quajtur rritjen e mbështetjes së tij si ‘efekti Schulz’, ose ‘Schulzmania’. Ai tashmë është rivali kryesor i kancelares gjermane Angela Merke.
Në sondazhet e fundit të transmetuara nga ARD, sugjerojnë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, socialdemokratët do të fitonin 32% të votave, ndërsa Merkel dhe CDU 31%.
Analistët theksojnë se Schulz ka fituar popullaritet pasi gjermanët janë ‘thjeshtë të lodhur’ nga Merkeli, e cila ka udhëhequr vendin në 12 vitet e fundit./Arbresh.info
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës