Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rëndësi: Çfarë do të ndodhë me qytetarët e BE-së në Britaninë e Madhe? Do të ketë në Irlandë kontrolle kufitare? Boris Johnson kërkon ndryshime në Berlin e Paris.
Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandës) apo mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (e pamendueshme për Londrën) – kjo është një nga çështjet e mëdha të hapura, të cilat kryeministrja e mëparshme, Theresa May donte t’i rregullonte përmes një marrëveshjeje të negociuar me BE. Një tjetër ujdi prekte lirinë e lëvizjes së qytetarëve të BE: statusin e atyre që jetojnë prej një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe si edhe lirinë e lëvizjes.
Kryeministri i ri, Boris Johnon nuk e do marrëveshjen që negocioi Theresa May. Ai kërkon rinegociim të saj para takimit me Merkelin në Berlin dhe presidentin Macron në Paris këtë javë dhe përdor presionin. Ka kohë që ai ka bërë të qartë, se ai as që mendon t’i përmbushë detyrimet financiare të vendit të tij kundrejt BE, nëse BE nuk ndërron qëndrim. Edhe për qytetarët e BE mund të bëhet e vështirë nga fundi i tetorit hyrja në Britaninë e Madhe.
Sistem pikësh për qytetarët e BE
Qeveria në Londër ka bërë të ditur, se në rast të një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor, ajo do t’i japë fund menjëherë lirisë së lëvizjes për qytetarët e rinj nga BE. Të drejtat e qytetarëve të BE që jetojnë ndërkohë në Britaninë e Madhe nuk preken nga rregulloret e reja. Ende po punohet për detajet e kritereve të reja të udhëtimit, tha një zëdhënëse në Londër. “Ne për shembull do të praktikojmë menjëherë rregulla strikte kundër kriminalitetit, për njerëzit që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe”. “Qytetarët e BE që duan të jetojnë në vend do të zgjidhen në bazë të një sistemi pikësh sipas modelit australian.”
BE është e përgatitur për Brexitin pa marrëveshje
Se si do t’i dallojnë në të ardhmen policët kufitarë qytetarët e BE me të drejtë qëndrimi nga ato ohne leje qëndrimi mbetet e paqartë. Në Britaninë e Madhe nuk ka detyrim regjistrimi. Deri më tani janë të regjistruar afër 1 milionë nga 3,5 milionë qytetarë nga BE. Afati për këtë mbyllet në fund të vitit 2020. Ky afat nuk ka për të ndryshuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Iniciativa “3 milionët” që angazhohet për të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe kritikoi, se mund të ketë vështirësi për qytetarët e BE që nuk janë regjistruar në rast të një Brexiti pa marrëveshje.
Marrëveshja e negociuar mes BE dhe Britanisë së Madhe u refuzua tre herë nga parlamenti britanik. Nëse nuk do të ketë ujdi deri më 31 tetor, Britania e Madhe do të dalë pa marrëveshje. BE e sheh veten të përgatitur për një dalje “no deal”, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE. Sigurisht që një dalje pa marrëveshje e Britanisë së Madhe “do të krijojë vështirësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset”, por kjo do të prekë më shumë Britaninë e Madhe se 27 vendet e tjera të BE.
Johnson kërkon të heqë Backstop-in
Edhe për një temë tjetër, kufiri mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut ka bërë propozime të reja Boris Johnson. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, kryeministri britanik kërkon sërish ndryshime të marrëveshjes. Qëllimi duhet të jetë heqja e rregullores së Backstop-it mjaft e diskutuar. Ndryshimet e marrëveshjes do të pengojnë një dalje të pakontrolluar të Britanisë së Madhe nga BE. “Shpresoj shumë që ne do të ndahemi me një ‘deal’”, shkruan Johnson.
Backstop-i parashikon, që Britania e Madhe të jetë pjesë e unionit doganor me BE, për sa kohë që është gjetur një zgjidhje tjetër, që i shfuqizon kontrollet. Për Irlandën e Veriut përveç kësaj do të ketë pjesërisht rregullore të tregut të brendshëm të BE. Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit mes konservatorëve mendojnë se Backstop-i do ta lidhë për një kohë të pacaktuar Britaninë e Madhe me BE. Një politikë e pavarur tregtare do të ishte kështu e pamundur.
Johnson kërkon heqjen Backstop-it. Në vend të kësaj, të dyja palët duhet të angazhohen ligjërisht që të mos ketë më kontrolle kufitare mes të dyja pjesëve të Irlandës. Deri në fund të periudhës kalimtare duhet të gjenden “ujdi alternative”, që e bëjnë të parëndësishëm Backstop-in dhe janë pjesë e një marrëveshje të mëvonshme tregtare. Për rastin, nëse kjo nuk mjafton, Johnson thotë se do të mbetej “konstruktiv dhe fleksibël për të parë, se cilat detyrime do të ndihmonin”, por nuk jep hollësi.
BE i ka refuzuar deri më tani bisedimet e reja për marrëveshjen. Ajo këmbëngul tek Backstop-i, për të përjashtuar mundësinë, që pas Brexit të vendosen kontrolle doganore mes Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe, edhe për shkak të ruajtjes së paqes e mos shpërthimit të konfliktit mes protestantëve katolikëve në Irlandën e Veriut. Të pasqaruara janë edhe të drejtat e peshkimit për peshkatarët e BE në ujërat britanike. Brukseli pret në rast një daljeje pa marrëveshje radhë të gjata e pritje me orë në kufirin britanik për shoferët e kamionëve.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës