Studiuesit në Itali kanë zbuluar gjurmë të koronavirusit në pjesëzat e ndotjes së ajrit, dhe tashmë po hetojnë nëse kjo ka qenë mënyra e përhapjes së pandemisë në distanca të mëdha.
Studiuesit thanë se kanë zbuluar një gjen specifik të Covid-19 në disa mostra të ndotjes qytetare të ajrit, duke shtuar sugjerimet se kjo është një prej arsyeve të përhapjes më të shpejtë të infeksionit në zona të populluara e të industrializuara.
Por ata theksuan se puna e tyre nuk ka marrë ende vlerësimet e plota dhe nuk duhet të përdoret si gruide klinike apo praktike.
Shkencëtarët italianë kishin mbledhur mostra nga një zonë urbane dhe një zonë industriale, njofton The Guardian. Testimet zbuluan një nga gjenet specifike të koronavirusit në shumë mostra dhe kjo solli nevojën e testimeve të tjera.
Leonardo Setti i Universitetit të Bologna tha: “Unë jam një shkencëtar prandaj jam i shqetësuar për diçka që nuk e njoh. Nëse ne do të dinim, do të gjenim edhe zgjidhjen, por nëse nuk dimë do të vuajmë vetëm pasojat”.
Studimi ende i paverifikuar vjen pasi dhe dy grupe të tjera njoftuan se grimcat e ndotjes së ajrit mund të ndihmojnë në përhapjen e koronavirusit në ajër.
Studime të mëparshme kanë sugjeruar se ndotja e ajrit transporton mikrobet dhe viruset si ai i gripit të pulave, lisë dhe sëmundjeve të tjera infektive./tch
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar