A e kanë aftësinë besimi fetar dhe lutja për të ndihmuar një person të jetojë më gjatë apo nëse është i sëmurë, a do e ndihmojë lutja ta kalojë më lehtë dhe më shpejtë problemin shëndetësor me të cilin po përballet?
Përfundimi është i njëjtë kudo: frekuentimi i rregullt i ceremonive fetare dhe lutja, rrisin jetëgjatësinë, kanë një efekt të dobishëm në nivelet e presionit të gjakut, ndihmojnë në luftën kundër depresionit dhe reduktojnë shtrimin në spital.
Ndonjëherë, ndihmon që njerëzit të heqin dorë nga alkoli dhe përodrimi i drogës. Sipas epidemiologut të Universitetit Baylor në SHBA, Dr. Jeff Levin në librin e tij të fundit, Zoti, besimi dhe shëndeti: efektet e besimit fetar tani janë shumë të mëdha dhe nuk mund të injorohen.
Besimtarët në Shtetet e Bashkuara, për shembull, jetojnë deri në shtatë vite më shumë se mesatarja amerikane. Një tjetër studim, mori në shqyrtim 5000 njerëz për 28 vite.
Të dhënat treguan se shkalla e vdekshmërisë së atyre që shkonin shpesh në kishë ishte 23% më e ulët se e atyre që nuk shkonin në kishë. Studime të tjera kanë treguar se ata që marrin pjesë në ceremonitë e ndryshme fetare kanë më pak gjasa të zhvillojnë tre sëmundjet më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara (dhe botën perëndimore në përgjithësi): sëmundjet e zemrës, kancerin dhe hipertensionin, raporton abcnews.al.
Çfarë nxorri në pah një studim te pacientët që iu nënshtruan operacionit në zemër?
Edhe nëse dikush është i sëmurë rëndë, besimi i tij mund të kontribuojë në shpëtimin e tij. Për shembull, studiuesit në Shkollën Mjekësore Dartmouth, morën në studim 232 pacientë që iu nënshtruan një operacioni në zemër. Gjashtë muaj pas operacionit, numri i vdekjeve të atyre që thanë se ishin “pak ose aspak” besimtarë ishte 11%.
Ndërsa asnjë nga personat të cilët thanë që ishin besimtarë nuk kishte vdekur.
Këto gjetje janë të ngjashme me një studim nga universitetet e Harvardit dhe Yale që mori në shqyrtim 400 pacientë. Dr. Herbert Benson, një kirurg i zemrës tha se gjatë periudhave të lutjes, leximit të Biblës ose meditimit, trupi relaksohet.
Në ato momente, rrahjet e zemrës ngadalësohen, presioni i gjakut bie dhe frymëmarrja jonë bëhet më e qetë. Sipas tij, më shumë se gjysma e vizitave te mjekët janë për shkak të sëmundjeve për të cilat ata ankohen se vuajnë nga depresioni, tensioni i lartë, ulçera dhe migrena, raporton abcnews.al.
Gjithashtu, në një studim shkencor dhe statistikor, bazuar në 74534 gra, rezultati ishte po aq mbresëlënës. Studiuesit arritën në përfundimin se “gratë që shkojnë në kishë shpesh kanë një rrezik më të ulët për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri”.
Por cilat janë arsyet kryesore pse spiritualiteti ndihmon që të gëzojmë një shëndet të mirë?
Para së gjithash, nëse kemi besim ne jemi me të prirur të mos ndjekim rrugë të këqija. Shumë njerëz e shohin jetën si një dhuratë nga Zoti për të cilën ne duhet të kujdesemi sa më shumë që të mundemi.
Në të njëjtën kohë, nga pikëpamja psikologjike besimtarët i përballojnë situatat me një optimizëm më të madh, ndërsa vlerësojnë se ka jetë pas vdekjes, gjë që ua pakëson stresin në të tashmen./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...