Google ADS

A janë duke kryer emigrantët krimet më të mëdha në Gjermani?!

12:06 | 13 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Pretendimi: Zëvendëskryetari i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) tha se kishte pasur “447 vrasje” nga emigrantët ilegalë në Gjermani gjatë vitit të kaluar.

Realiteti: Ministria e brendëshme gjermane thotë se në fakt vitin e kaluar 27 emigrantë të paligjshëm kryen ose u përpoqën të kryenin vrasje. Figura 447 i referohet vrasjeve ose tentativave të vrasjeve nga të gjithë azilkërkuesit dhe refugjatët, shumica prej të cilëve janë në Gjermani ligjërisht. Krimi i përgjithshëm në Gjermani ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1992, por ka pasur një rritje të krimeve të emigrantëve.

Protestat nga ekstremistët e djathtë nisën, pasi një sirian dhe një irakian, goditën më thikë një burrë më 26 gusht, transmeton portali arbresh.info

Pastaj, me 9 shtator në Kothen, në Gjermaninë Lindore, u zhvilluan protesta  rivale të ekstremit të djathtë dhe të krahut të majtë, pasi një burrë gjerman vdiq në një incident që përfshinte njerëz afganë.

Që nga fluksi i madh i emigrantëve dhe refugjatëve në vitin 2011 në Europë, më shumë se 1.5 milionë azilkërkues kanë hyrë në Gjermani.  Që nga ajo kohë në Gjermani është rritur mbështetja për të djathtën ekstreme.

Sipas të dhënave zyrtare, 27 emigrantë të paligjshëm kanë kryer ose janë përpjekur të kryejnë vrasje në vitin 2017.

Shifra 447 e përdorur nga AfD në fakt i referohet të gjithë azilkërkuesve dhe refugjatëve, shumica e të cilëve janë në Gjermani ligjërisht.

Në përgjithësi ky grup ishte 15% e gjithsej 2,971 të dyshuarve të lidhur me këto krime në Gjermani vitin e kaluar.

AfD ka bërë pretendime për një lidhje midis fluksit të emigrantëve dhe rritjes së krimit.

Që nga viti 2014, përqindja e të dyshuarve jo-gjermanë në statistikat e krimit është rritur nga 24% në pak mbi 30% (kur marrim krime në lidhje me imigracionin dhe parregullsitë e azilit). Duke e thyer këtë edhe më tej, në vitin 2017 ata që u klasifikuan si “aplikantë për azil ose refugjatë civilë të luftës ose emigrantë të paligjshëm” përfaqësonin një total prej 8.5% të të gjithë të dyshuarve.

Kjo është pavarësisht nga popullsia e tyre që përfaqëson vetëm 2% të Gjermanisë në tërësi.

Azilkërkuesit në Gjermani përballen me pengesa burokratike, përpara se ata të lejohen të gjejnë punë, përderisa ata pagesat që ata marrin nga shteti janë të kufizuara.

Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e krimeve që janë kryer nga emigrantët e paligjshëm, janë kryer drejt refugjatëve të vendeve tjera./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme