Pas shembjes tragjike të urës “Morandi” në Genova, ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë që ka marrë me dhjetra jetë – 42 deri më tani, ndërkohë që kërkimet në gërmadha vijojnë ende.
Në mediat italiane, këto ditë kur “gojë, sy e veshë” janë të gjitha në Genova, shumë kujtojnë se kompanitë që kontrollohen nga mafia, për dekada kanë infiltruar industrinë e çimentos dhe ndërtuar infrastrukturën italiane.
Komentohet se këto kompani gjetën “vrima” në kontratat e ndërtimit, duke përfunduar joprofesionalisht punimet e tyre dhe duke marrë kështu fitime të majme.
Për këtë arsye, Franco Roberti, një gjyqtar italian që po bënte një procedurë serioze kundër shefave të mafias dy vjet më parë, pas një sërë aksidentesh të rënda, u kërkoi kompanive që të ndalonin aksesin në projektet rikonstruktuese në punët infrastukturore.
Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, edhe në urën “Morandi” pati ndërhyrje rehabilituese.
Katastrofa e urës ka shkaktuarnjë alarm në Itali. Sipas La Repubblica-s, rreth 300 ura dhe tunele konsiderohen të rrezikshme për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe keqmirëmbajtjes.
Nga ana tjetër, një foto e urës së rrëzuar po bëhet virale për natyrën e saj denoncuese. Bëhet fjalë për atë pjesë ku ka ndodhur shembja, e cila ishte kapur shtatë ditë para katastrofës. Aty tregohet se dhe vizualisht, ura shumë ishte afër ndjesisë shembjes.
“Ura në Genova javën e kaluar, pa komente”, ishte diçitura e atij që e postoi në rrjete.
Ndërkohë, dy vjet më parë, profesori i inxhinierisë në Universitetin e Genova-s, Antonio Brençich, e përshkroi urën si “një dështim ndërtimi me shpenzime shumë të larta mirëmbajtjeje”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...