Dëmet që ka shkaktuar izolimi a është më i keq se vetë virusi? Kjo është një pyetje e ngritur nga liderë botëror të cilët pretendojnë se vështirësitë ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga izolimi dhe kufizimet e rrepta të koronavirusit, vendosin një peshë më të rëndë në shoqërinë sesa shkalla e vdekjes së shkaktuar nga sëmundja.
Në situatën e krijuar nga koronavirusi dhjetëra miliona njerëz kanë humbur vendin e punës në Amerikë duke shënuar rënie ekonomike që nuk është parë që nga Depresioni i Madh.
Biznesmeni britanik Luke Johnson, gjatë një interviste për BBC tha: “Imagjinoni agonin e 2 milionë e më shumë njerëzve kur të humbasin punën e tyre. Sa vdekje mund të rrjedhin nga kjo?
Të njëjtën gjë e kishte thënë edhe presidenti amerikan Donald Trump në muajin mars, i cili kishte thënë për Fox News se: “Ju do të humbni më shumë njerëz duke vendos vendin në një recesion masiv ose në depresion.”
Homologu i tij nga Brazili, Jair Bolsonaro ka insistuar se rënia ekonomike do ta lëndontë shumë Brazilin, më shumë se vet virusi./arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima