Qeveritë e Europës Lindore kanë filluar përgatitjat për një krizë të mundshme të refugjatëve, nëse Rusia fillon pushtimin e Ukrainës.
Sipas zyrtarëve perëndimore, lufta mund të sjellë miliona njerëz që do të përpiqen të kalojnë kufirin, transmeton portal arbresh.info
Përveç pasojave humanitare, zyrtarët evropianë presin që Rusia dhe partnerët e saj të përpiqen të shfrytëzojnë çdo migrim të madh për qëllime politike për të mbjellë përçarje brenda Europës dhe për të përhapur ndjenjën kundër refugjatëve.
Nëse forcat ruse sulmojnë Ukrainën, civilët që flasin ukrainas ka të ngjarë të iknin në vendet e Bashkimit Europian përmes kufirit perëndimot të Ukrainës dhe të shkojnë drejt Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë.
Sipas organizatave humanitare, Polonia pritet të preket më së shumti nga dyndja e refugjatëve, nëse një sulm i tillë ndodh.
“Ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq dhe ne kemi ndërmarrë hapa në mënyrë që të përgatitemi për një valë deri në një milion njerëz”, tha zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë, Maciej Wąsik, në radion polake.
Ndërkaq, ukrainasit që flasin rusisht, do të zgjedhin të kalojnë kufirin drejt Rusisë ose Bjellorusisë. Në fazat e hershme të konfliktit në Ukrainën lindore tetë vjet më parë, një numër i konsiderueshëm i ukrainasve rusishtfolës ikën në Rusi.
Vendet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë thonë gjithashtu se po përgatiten të presin refugjatë, me ukrainas që mund të mbërrijnë nga Polonia ose me fluturime komerciale. Letonia tha se po kërkonte ngritjen e një rrjeti qendrash refugjatësh në kufirin e saj lindor.
Me shkallën e vaksinimit kundër Covid-19 në Ukrainë në rreth 34 për qind, autoritetet në Bashkimin Europian duhet të mendojnë edhe se si të menaxhojnë testimet dhe vaksinimet kundër koronavirusit.
Sipas organizatave humanitare, zyrtarët europianë janë duke u përpjekur që të hartojnë një planifikim për situatat e paparashikuara, duke pasur parasysh pasigurinë që rrethon synimet e Rusisë dhe nëse Moska do të organizonte një operacion të kufizuar ushtarak ose një sulm të madh që mund të prekë të gjithë territorin e Ukrainës, shkruan NBC Neës.
Ministri i Brendshëm rumun Lucian Bode tha se qeveria e tij ka hartuar një plan veprimi që shqyrton një sërë skenarësh. “Aktualisht po analizojmë se sa kampe refugjatësh mund të instalojmë në një kohë relativisht të shkurtër, 10, 12, 24 orë”, tha ai për rrjetin televiziv privat B1.
Zyrtarët e BE-së kanë minimizuar vlerësimet e deri në 1 milion refugjatë të cituar nga Polonia dhe disa autoritete të Europës Lindore thanë se kjo do të zbatohej vetëm në rastin e një pushtimi të plotë të Ukrainës.
Rreth 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe pas një lufte pasuese në Ukrainën lindore midis qeverisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre u zhvendosën brenda Ukrainës.
Komisionerja e Lartë i OKB-së për Refugjatët tha se nuk ishte gati të ofronte një vlerësim se sa njerëz mund të zhvendoseshin në një konflikt të rinovuar dhe sa prej tyre do të përpiqeshin të largoheshin nga vendi.
“Në këtë pikë situate mbetet shumë e paqartë dhe e pasigurt, dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të japim ndonjë vlersim”, tha tha Victoria Andrievska, zëdhënëse e UNHCR në Kiev.
Europa është përballur me dy kriza refugjatës në dekadat e fundit.
Në vitet 1990, më shumë se 2 milionë njerëz u larguan në Europën veriore si pasojë e konfliktit n ëish-Jugosllavi dhe së fundmi, më shumë se 3 milionë refugjatë të larguar nga lufta civile në Siri kanë kërkuar azil në BE.
Rreth 2 milionë njerëz, shumë prej të cilëve të moshuar, jetojnë pranë vijës së frontit në rajonin lindor të vendit, ku qeveria ukrainase dhe forcat e mbështetura nga Rusia janë në ngërç.
Civilët atje tashmë përballen me vështirësi në një zonë ku mungojnë shërbimet bazë dhe ku lëvizja është e kufizuar nga pikat e kontrollit ushtarak. Një luftë më e gjerë e shkaktuar nga një ofensivë ushtarake ruse do të godiste më rëndë popullsinë, thonë grupet humanitare./NBC/ arbresh.info/
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik, arrestohen dy per...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...
Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për Krishtlindje, shëno...