Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, i cili pak ditë më parë ka qëndruar për vizitë në Kosovë e Serbi, ka bërë një deklaratë të fortë një ditë më parë në Washington gjatë një debati me analistë dhe njohës të çështjeve të Ballkanit.
Diplomati Hoyt Yee megjithatë ka qenë shumë i angazhuar rreth Ballkanit ka thënë se Perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre.
Ai ka thënë se liderët e korruptuar të Ballkanit nuk duhet të ftohen për vizita as në Washington as në Bruksel.
“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime. Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”, ka thënë Yee.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...