A do të vijojë eksporti i grurit? Rusia vë kushte për zhbllokimin e drithërave

11:58 | 18 Tetor 2022
E.H

Rusia shprehet se çdo zgjatje e marrëveshjes historike të korrikut, e cila lejoi zhbllokimin e drithërave në Detin e Zi, varet nga lehtësimi i eksporteve bujqësore dhe të plehrave të Rusisë nga Perëndimi.

Marrëveshja pritet të zgjatet muajin e ardhshëm.

Bisedimet në shumë nivele janë duke u zhvilluar, duke përfshirë një raund takimesh midis përfaqësuesve të OKB-së dhe Kremlinit në Moskë.

Të dyja palët kanë thënë se janë të hapura për diskutime, por Rusia këmbëngul se kushtet përfshijnë lirimin e eksportit të materialeve të nevojshëm për prodhimin e plehrave, që përfshijnë amoniak dhe shumë prej tyre prodhohen në Federatën Ruse.

Marrëveshja e korrikut, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, mundësoi rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës të bllokuara nga Rusia në Detin e Zi.

Por, megjithëse marrëveshja lejonte dërgesat e plehrave nga Rusia, Moska u ankua se kishte ende pengesa.

Kombet e Bashkuara thonë se përparimi në rinovimin e marrëveshjes është jetik për të menaxhuar krizën globale të ushqimit, e cila është rënduar nga lufta e Rusisë në Ukrainë./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme