Shteti rus zakonisht ka në dorë kandidatët e miratuar që do të garojnë kundër Vladmir Putinit në zgjedhjet e Rusisë dhe kritikët e tij më të njohur dhe më në zë, shpesh herë i gjejnë aplikacionet e tyre të hudhura jashtë zyrës.
Në Rusi, figura më pak kritike që shpesh herë dalin të jenë zdrukthëtarë, e zgjedhin Putinin si fitues dhe japin pretendim se Rusia është një demokraci funksionale, transmeton portali arbresh.info
Gjatë votimit presidencial të vitit 2012, zgjedhje që u përcollën me protesta të mëdha, kritikët e pretenduar si liberal, sikurse ishte miliarderi Mikhail Prokhorov, iu dha drita e gjelbërt nga Moska që të shërbente si ‘kukull’ për Putinin.
Për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat Putini vazhdon të mos e konfirmojnë pjesëmarrjen e tij, besohet se Kremlini po shqyron një listë të ngushtë të kandidateve potenciale femra që të plotësojnë një rol të ngjajshëm.
Në këtë mënyrë, pasuesja e Putinit duhet të përballet me një grup të larmishëm të burrave të moshës së mesme, shkruan gazeta Vedomosti.
Asnjë figurë politike në Rusi nuk gëzon nivelin e publicitetit të Putinit, as edhe ndonjë zyrtare e lartë femër dhe besohet që edhe senatorja e senatit, Valentina Matvienko, e cila është një ndër femrat më në zë në Rusi, nuk do të jetë një bast i mundshëm për të pasuar Putinin.
Në fakt, nën udhëheqjen e Putinit, dëshira e rusëve që të udhëhiqen nga një grua ka rënë dhe vetëm 33 përqind mbështesin idenë që Rusia të udhëhiqet nga një femër në 15 vitet e ardhshme.
Duke cituar zyrtarët në administratën presidenciale të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, në listën e ngushtë të Kremlinit janë shtatë gra.
Parlamenti i Rusisë nuk ka parti opozitare që kundërshtojnë fuqishëm qeverinë e Putinit, ndërsa zëri më i fuqishëm opozitae, Alexei Navalny është anashkaluar nga zgjedhjet vendore dhe ato kombëtare.
Megjithatë, përkundër raportit të gazetës Vedomosti, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka mohuar pretendimet e zyrtarëve anonime, se Kremlini po merret me një listë të ngushtë të përbërë nga gratë për zgjedhjet presidenciale./arbresh.info/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban