Më shumë se 900 persona kanë mbetur të vrarë apo të lënduar nga përdormi i municioneve thërmuese në Ukrainë gjatë vitit të shkuar.
Shifrat janë bërë publike nga Koalicioni i Municioneve Thërrmuese teksa ngrihet Alarmi pasi Rusia përdor gjerësisht këto armë të ndaluara duke i çuar shifrat globale të viktimave në nivele rekord.
AFP raporton se që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, ajo ka përdorur “gjerësisht” rezervat e municioneve të vjetra thërrmuese dhe ato të sapo zhvilluara.
Në raport shtohet gjithashtu se edhe forcat ukrainase përdorën armë të tilla “në një masë më të vogël”, megjithëse kjo tani mund të ndryshojë pas një fluksi armësh të dërguara nga SHBA.
Ukraina nuk kishte regjistruar viktima nga municionet thërrmuese për disa vite, por regjistroi 916 vdekje dhe lëndime vitin e kaluar, thuajse të gjitha me civilë./A2/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...