Google ADS

9-vjeçari shkon në shkollë me armën e mbushur deri në grykë

00:00 | 6 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Policia në Nju Jersey ka filluar hetimet për një fëmijë 9-vjeçar pasi besohet se ai ka shkuar me armë të mbushur në shkollë.

Policia u alarmua për incidentin pasi një student tjetër njoftoi stafin e sigurisë në Oak Street Elementary School se djali ishte në posedim të armës, transmeton portali arbresh.info

Rojet e sigurisë e identifikuan fëmijën “dhe në fakt e gjetën një pistoletë me kalibër 22 të ngarkuar në shpinën e tij,” i tha Asbury Park Press, Detective Lt Gregory Staffordsmith.

Staffordsmith tha se hetimi ishte ende në vazhdim “dhe informacione shtesë do të lëshohen pasi të jetë në dispozicion”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme