9 të vdekur nga një sulm me bombë në Bagdat

12:19 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që e goditi sot një treg të dendur në lindje të Bagdadit.

Makina e mbushur me eksplozivë shpërtheu në tregun Jamila në rrethinën shiite të Badgadit, Sadr City, njofton një oficer i policisë, raporton Reuters, përcjell Express.

Ai ka shtuar se në këtë shpërthim u plagosën 25 persona, duke thënë se numri i përgjithshëm i të vdekurve pritet të rritet edhe më tej.

Një zyrtar mjekësor e ka konfirmuar numrin e të vdekurve dhe plagosurve. Të dy zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin për gazetarë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme