A keni menduar ndonjëherë se cili është vendi ideal në botë për të nisur biznesin tuaj?
Arbresh.info ju sjell listën e nëntë vendeve më të favorshme për një gjë të tillë.
Norvegjia– Ashtu si shumë nga homologet e saj skandinave, edhe ky vend ka normat shumë të larta për të filluar biznesin. Edhe pse taksat e larta në këtë vend mund të sjellin probleme, transparenca dhe mungesa e korrupsionit e vendosin këtë shtet në listën tonë.
Zelanda e Re– Ky vend ka një industri shumë të zhvilluar të turizmit dhe një treg të fortë të eksportit, sidomos në agrikulturë, gjë që e vendosin atë në vendin e tetë në listën e shteteve më të favorshme për të filluar biznes.
Kanada– Është vendi i vetëm i Amerikës veriore që hynë në këtë listë dhe ka të ardhura prej 36,300 funtave për kokë banori. Sektori i shërbimit në Kanada është shtysa më e madhe e zhvillimit ekonomik.
Suedia– Sikurse Norvegjia edhe Suedia është një vend me taksa jo aq të favorshme por operon në një treg të lirë dhe shquhet si vend shumë transparent nuk ka korrupsion.
Finlanda– Vazhdon listën e shteteve nordike me të njëjtat karakteristika si Norvegjia dhe Suedia. Ky vend po ashtu është i shtati në listën botërore si vendi me jetën më të mirë.
Danimarka– Vendet e Evropës veriore vazhdojnë ta dominojnë listën. Danimarka ka nivel të ulët të korrupsionit, nivele të larta të transparencës, fuqi punëtore shumën të aftësuar dhe kryeqyteti i saj, Kopenhaga, është vend shumë industrial.
Zvicra– Si vend federal, kjo pjesë e Evropës është konsideruar si shumë atraktive për të punuar dhe jetuar. Në listat botërore është rankuar si vendi më i mirë në botë.
Luksemburgu– Vendi i vogël e pa dalje në det që gjendet në Evropën Perëndimore është përshkruar shpesh si një “strehë e taksave”. Kjo do të thotë se ka një nga regjimet më konkurruese të taksave në botë, si dhe përfitimet janë tipike të një ekonomie shumë të zhvilluar evropiane.
Panama– Ky vend është konsideruar si “parajsë e taksave” ngase taksat janë shumë të vogla në këtë vend dhe kjo e bën si shumë të favorshëm për të filluar një biznes, edhe pse është vendi më i korruptuar në këtë listë, prapë ia vlen barra qiranë, prandaj edhe gjendet në vendin e parë./Arbresh.info
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...