Rreth 1 në gjashtë 6 vdekje të regjistruara në 2015, u shkaktuan nga ndotja e ajrit, tokës dhe ujit.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Lancet mbi Ndotjen dhe Shëndetin, 9 milionë viktima ka shkaktuar ndotja kimike në të gjithë botën.
Kjo shifër alarmante ka shqetësuar së fundmi Organizatën Botërore të Shëndetit.
Landrigan, profesor mjekësie dhe bashkëkomisioner në Organizatën Lancet tha se mblodhën informacione mbi vdekjet e shkaktuara dhe rezultuan se vijnë nga të gjitha format e ndotjes, si ajo e ajrit, ujit, tokës, ndotja kimike dhe ajo profesionale në vendin e punës. Sipas raportit më të fundit, 1.8 milionë vdekje ka shkaktuar ndotja e ujit, ndërsa ndotja në mjedisin e punës, është përgjegjëse për 0.8 milionë vdekje.
Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve rreth 92 për qind që shkaktohen nga ndotja, ndodh tek ata njerëz që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Dhe 1 në çdo 4 vdekje në moshë më të hershme ndodhin në vendet që përpiqen të industrializohen me shpejtësi , siç janë India, Pakistani, Kina, Bangladeshi, Madagaskari dhe Kenia.
Vendet shumë herë më të varfra shënojnë më pak vdekje nga ndotja, vuri në dukje Landrigan.
Kjo nuk është ndotja tradicionale që po i vret njerëzit në këto vende me shpejtësi industrializimi, është ndotja e ajrit industrial urban, është ndotja kimike, tha ai.
Format moderne të ndotjes janë të gjitha të lidhura me industrinë moderne, qytetet moderne dhe stilin modern të jetesës, tha Landrigan, duke shtuar se numri i vdekjeve po rritet frikshëm nga viti në vit. Dr. Olusoji Adeyi, Komisioneri për Shëndetin në Grupin e Bankës Botërore, tha se janë fëmijët, ata të cilët përballen me rreziqet më të larta dhe sipas tij është tejet e rëndësishme ndërgjegjësimi ndaj kësaj kauze në rang lokal, kombëtar dhe global.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ndotja-e-ajrit-9-milione-vdekje-u-shenuan-me-2015-450426/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...