Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij për Ditën e Fitores, duke u thënë luftëtarëve rusë në Ukrainë se “po luftojnë për sigurinë e Rusisë”.
Ai tha se aleanca ushtarake e NATO-s, ku Ukraina ka shprehur ambicie për t’u anëtarësuar, është “kërcënim i dukshëm” për Rusinë.
“Operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – siç e cilëson Putin pushtimin e fqinjit – ka qenë një “veprim i nevojshëm” dhe “në kohë”, tha udhëheqësi rus.
“Në Kiev kanë thënë se mund të sigurojnë armë bërthamore dhe NATO-ja ka filluar t’i eksplorojë tokat afër nesh. Kjo është bërë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka ka treguar se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin, pa sjellë ndonjë provë për pretendimet e tij.
Ai shtoi se Rusia “i ka kërkuar Evropës që të gjejë një kompromis të drejtë, por ajo nuk ka dashur të dëgjojë”.
Putin tha se vdekja e çdo ushtari dhe oficeri rus “është e dhimbshme” dhe theksoi se shteti rus “do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për familjet e tyre”.
“Ju po luftoni për atdheun tuaj, për të ardhmen e tij”, u tha Putin ushtarëve rusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.
Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945.
Trupa, tanke, raketa u shfaqën në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete të tjera të vendit.
Nën presidentin rus, Vladimir Putin, kjo ditë është shndërruar në një shfaqje të fuqisë së ushtrisë ruse, si dhe në rast për të kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.
Ka pasur spekulime se Putin mund ta shfrytëzonte rastin e sotëm për të bërë një njoftim të madh në lidhje me pushtimin. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai mund të shpallë luftë të shkallës së plotë në Ukrainë, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë./Tch/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...