Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA ka njoftuar se në sulmin raketor amerikan në bazën ajrore ushtarake në afërsi të qytetit Homs janë vrarë nëntë civilë, përfshirë edhe katër fëmijë, transmeton Reuters.
SANA ka bërë të ditur se civilët pësuan në fshatrat në afërsi të bazës dhe se janë plagosur edhe shtatë persona, ndërsa shtëpitë në këtë rajon janë dëmtuar rëndë.
SHBA kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë