Të paktën katër persona kanë humbur jetën ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur nga një aksident zinxhir i ndodhur në autostradën 96 në shtetin amerikan të Miçiganit.
Përplasja ndodhi në afërsi të qytetit Weberville kur një kamionçinë u përplas me një kolonë me një duzinë automjetesh në Miçiganin juglindor, raportoi AP.
Automjetet kishin ndaluar në kolonë për shkak të ndërprerjes së përkohshme të qarkullimit për shkak të punimeve në linjat e transmetimit të energjisë elektrike.
sipas njoftimit të policisë, shoferi i kamionçinës duket se nuk i ka vënë re në kohë makinat e ndaluara dhe e ka pasur të pamundur të frenojë më pas.
Pas përplasjes të gjitha automjetet kanë marrë flakë dhe katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 17 të lënduar janë transportuar në spitalet e afërta.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...