Tetëdhjetë e pesë foshnje nën moshën 1 vjeçare kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në një qark të Teksasit.
Në qarkun Nueces, numri i rasteve të reja të COVID-19 është rritur gjatë muajit korrik. Virusi ka infektuar dhjetëra foshnje dhe zyrtarët lokalë po u kërkojnë njerëzve që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.
“Aktualisht në Nueces kemi 85 foshnje nën moshën 1 vjeçare që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Këto foshnje ende nuk e kanë festuar ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni ta ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje”, tha Annette Rodriguez, drejtoreshë e Shëndetit Publik në Nueces, percjell Telegrafi.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga muaji janar, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 3.6 milionë raste me COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gati 140 mijë prej tyre kanë vdekur.
Kurse, në Nueces janë rreth 8,100 raste me COVID-19, ku 82 kanë vdekur. /Telegrafi/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...