Numri i të infektuar me Covid-19 në Spanjë ka shkuar në 94,417, gjersa mëngjesin e së martës numri i të vdekurve është shënuar 849.
Kjo sipas Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë e ka çuar totalin e të vdekurve nga virusi në 8,189, transmeton portali arbresh.info.
Rritja e numrit të vdekjeve ishte totali më i lartë një ditor në vend që prej fillimit të shpërthimit. Megjithatë, përkundër kësaj, ajo ende shënoi një rritje pak më të ulët në terma të përqindjes sesa ditët e kaluara.
Shefi spanjoll i emergjencës Fernando Simon rezultoi pozitiv për koronavirus dhe është zëvendësja e tij Maria Jose Sierra e cila konfirmoi që të paktën 12,298 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Covid-19 deri tani, duke llogaritur rreth 14 për qind të totalit të infeksioneve në vend.
Ndërkohë, të paktën 20,000 njerëz janë shëruar nga infeksioni që ka shkatërruar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit, në atë që është akoma shpërthimi i dytë më i keq në Evropë./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...