Një vogëlush vetëm 8 vjeç nga Gjermania ka marrë pa leje makinën e prindërve të tij dhe e ka ngarë në autostradë me një shpejtësi shumë të lartë.
Sipas mediave në Gjermani, 8-vjeçari u ndalua nga policia ndërkohë që po udhëtonte me një shpejtësi prej 140km/h për në Dortmund me makinën e prindërve të tij, tip “Volkswagen Golf”.
Ai kishte ndezur bllokazhin sinjalizues dhe kishte vendosur një trekëndësh të vogël paralajmërues në pjesën e pasme të makinës.
Kur u ndalua nga uniformat blu, 8-vjeçari tha se thjesht donte të bënte një xhiro dhe më pas ka shpërthyer në lot.
Nëna e tij e shqetësuar kishte njoftuar policinë duke thënë se djali i saj ishte larguar nga shtëpia dhe kishte marrë makinën.Fatmirësisht gjithçka përfundoi pa të lënduar dhe pa pasoja./Opinion.al/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...